Donnarumma shpallet portieri më i mirë në botë nga CIES

Italiani Gianluigi Donnarumma llogaritet të jetë portieri më i mirë në botë për momentin nga CIES-i, me Yann Sommer-in e Inter-it në vendin e dytë.

Ndërsa Donnarumma ka marrë shumë kritika për disa nga paraqitjet e tij si me fanellën e Italisë ashtu edhe veçanërisht për Paris Saint-Germain-in, analiza statistikore tregon një histori tjetër.

Sipas metodologjisë së përdorur nga “CIES Football Observatory Index”, italiani është portieri më i mirë në botë në këtë moment.

Indeksi mbulon 100 portierët më të mirë që kanë luajtur të paktën 20 ndeshje në ligë gjatë 365 ditëve të fundit.

Donnarumma doli në krye me rezultatin 95.5, i ndjekur nga ylli i Inter-it, Sommer me 91.7.

Thibaut Courtois i Real Madrid-it dhe Belgjikës ishte i treti me 88.0.

Llogaritjet u bazuan në përqindjen e pritjeve në nivel të ligës vendase në krahasim me vlerën e pritshme të golave.

Dy lojtarë nga jashtë pesë ligave të mëdha evropiane shfaqen në dhjetëshen e parë: 23-vjeçari rus Stanislav Agkatsev (FK Krasnodar) dhe veterani brazilian Joao Ricardo (Fortaleza EC).

Ata janë gjithashtu dy portierët në “top 10”, përqindja e pritjeve të të cilëve sipas të dhënave të “Wyscout” tejkaloi pritjet në lidhje me golat e pësuar nga ekipet e tyre.

Mesatarisht, portierët në “top 100” janë 29.9 vjeç, me një maksimum prej 41.4 vitesh për Remko Pasveer (AFC Ajax) dhe më të ulëta prej 20.1 vitesh për Armin Pecsi (Puskas Akademia).

“Top 10” portierët më të mirë në botë sipas CIES-it:

1.Gianluigi Donnarumma – PSG;

2.Yann Sommer – Inter;

3.Thibaut Courtois – Real Madrid;

4.Stanislav Agkatsev – Krasnodar;

5.Mark Flekken – Brentford;

6.Robert Sanchez – Chelsea;

7.Peter Gulasci – Leipzig;

8.Joao Ricardo – Fortaleza;

9.Moritz Nicolas – Borussia Monchengladbach;

10.Robin Zentner – Mainz.

/Albanianpost.com

Read Previous

“Bloomberg”: Rama përpjekje për ta futur Shqipërinë në BE deri në vitin 2030

Read Next

Raporti: Kërkesat për energji nga qendrat e të dhënave të AI do të dyfishohen deri në vitin 2030