Çfarë është përfshirë në “pauzën tarifore” të Trump?

Image credit: Bloomberg

Presidenti amerikan, Donald Trump mori një “vendim dramatik” të mërkurën duke “pauzuar tarifat” ndaj disa vendeve.

Dhe një ndër reagimet ka ardhur nga shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, e cila përshëndeti vendimin e Trump, duke thënë se blloku mbetet i përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me SHBA-në, me qëllimin e arritjes së “tregtisë pa fërkime dhe reciprokisht të dobishme”.

Megjithatë, “të kënaqur” me vendimin e Trump nuk është Kina.

Por cili në fakt ishte vendimi i Trump?

Tarifat ‘reciproke’ në pritje

Tarifat më të larta që hynë sot në fuqi për 57 partnerë tregtarë do të ndërpriten për 90 ditë.

Sipas mediave të huaja, këto përfshijnë BE-në, Japoninë dhe Korenë e Jugut, të cilat të gjitha do të përballen me një tarifë bazë prej 10%.

Vendet që tashmë kishin një taksë prej 10% të vendosur që nga java e kaluar – si Britania e Madhe – nuk preken nga pauza.

Tarifat ndaj Kinës

Trump vendosi një tarifë më të lartë prej 125% ndaj Kinës.

Kjo është përveç taksave që ai vendosi gjatë mandatit të tij të parë.

Kina kishte goditur SHBA-në me tarifa 84% më herët gjatë ditës, pas përshkallëzimit të ashpër.

Asnjë ndryshim për Kanadanë apo Meksikën

Mallrat kanadeze dhe meksikane do t’i nënshtrohen tarifave 25% të lidhura me fentanilin nëse nuk janë në përputhje me rregullat e origjinës të marrëveshjes tregtare SHBA-Meksikë-Kanada.

Ndërkohë, mallrat në përputhje me rregullat janë të përjashtuara.

Sipas mediave të huaja, tarifat e makinave dhe metaleve mbeten.

Pauza e Trump nuk zbatohet për tarifat prej 25% që ai vendosi për çelikun dhe aluminin në mars dhe për makinat më 3 prill.

Kjo tarifë prej 25% për pjesët e makinave do të hyjë në fuqi deri më 3 maj.

Sektorët në rrezik

Bakri, lëndë druri, gjysmëpërçuesit, farmaceutikët dhe mineralet kritike pritet të jenë subjekt i tarifave të veçanta, në të njëjtën mënyrë si automjetet. /Telegrafi/

Read Previous

Pogba: Mezi pres të rikthehem në fushë

Read Next

Pse Trump po godet Kinën në tregti dhe çfarë mund të ndodhë më pas?