Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka pritur në takim ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.
Në këtë takim, Kurti ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen që Bullgaria po i jep Kosovës, veçanërisht në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ai ka vlerësuar rolin e këtij shteti si aleat në NATO dhe si faktor stabiliteti në rajon.
“Republika e Kosovës dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të ngushtë institucional”, thuhet në komunikatë.
Temat kryesore të diskutimit ishin bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe në fushën e sigurisë. U përmend edhe nevoja për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe nxitja e inovacionit mes dy vendeve.
Kurti i ka dëshiruar suksese ambasadorit të ri, duke theksuar se Kosova është e hapur për partneritet të thelluar me Bullgarinë në çdo fushë. /GazetaSinjali/