Sot sërish protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Grupi i aktivistëve, “Asnjë cent më shumë”, që ka për qëllim kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike për 15%, ka paralajmëruar sërish protestë për sot, nga ora 12:00, në sheshin Zahir Pajaziti, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkaqet e kësaj rritje, para disa ditësh ka folur drejtori i ZRRE-së, Petrit Pepaj, i cili tha se shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike.

“Po pritet rritje prej 15%. Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodh në bursat e energjisë elektrike, shkaktari kryesor, s’ka përshtatje tjera qe kanë ndiku në këtë 15%”, tha Drejtori i ZRrE-së, ndërsa shtoi se do të respektohet çdo pakënaqësi e qytetarëve”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Mblidhet ZRRE-ja, sot pritet të merret vendimi për rrymën