Çmimi i arit ka tejkaluar 3200 dollarë për 28.3 gram për herë të parë pasi investitorët i drejtohen të ashtuquajturave asete të sigurta.
Franga zvicerane, një tjetër aset strehë e sigurt, arriti një nivel të ri të lartë të dekadës ndaj dollarit, ndërkohë që shitja masive e bonove të thesarit amerikan, e parë në fillim të kësaj jave, vazhdon.
“Fluturimi masiv drejt sigurisë… e gjithë kjo pasqyron mungesën e qartësisë në tregjet financiare sot,” tha Olivier d’Assier, nga firma e menaxhimit të investimeve SimCorp, për BBC. ” Tani jetojmë në një botë pa rregulla, madje edhe për tregti, siguri, shëndet, madje edhe sovranitet,” shton ai, shkruan TCh.
“Pra, strehë të sigurta si ari, franga zvicerane, obligacionet qeveritare jo-amerikane, janë opsioni i vetëm i mbetur për momentin.” Një aktiv i konsideruar si një strehë e sigurt është një investim që pritet të ruajë apo edhe të fitojë vlerë gjatë kohërave të pasigurisë ekonomike.
Rritja marramendëse e arit vjen pasi aksionet e Wall Street ranë të enjten dhe tregjet e aksioneve në Azi ranë sot./kp