ZRRE miraton kërkesat e kompanive energjetike

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nuk ka treguar përqindjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për vitin 2025.

Në mbledhjen e sotme, ZRrE tregoi vetëm të hyrat e lejuara për operatorët, mirëpo përkundër insistimit të mediave të njëjtit nuk treguan përqindjen e rritjes së tarifave, raporton KosovaPress.

Anëtarë të bordit të ZRrE thanë se janë rritur kostot e shërbimeve dhe blerjes së energjisë.

ZRRE kohë më parë njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind.

I gjithë paralajmërimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe protesta.

Protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, është paraparë edhe sot nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë./kp

Read Previous

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë intensifikon masat për siguri në trafik

Read Next

Kush është golashënuesi më i ri në histori të Premier Ligës angleze?