Ndeshja jetike e sezonit – “Vëllaznimi” pret “Sigal Prishtinën” në “Shani Nushi”

Foto: Priam Digital

Sonte në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, KB “Vëllaznimi” do të luaj ndaj “Sigal Prishtinës” në një përballje vendimtare të fazës së Play-Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja nis në ora 19:00 dhe pritet të jetë një betejë e vërtetë sportive.

Pas humbjes në ndeshjen e parë të serisë, kuqezinjtë janë të motivuar të rikthehen me fitore para tifozëve të tyre dhe të barazojnë serinë. Ky është momenti ku mbështetja e publikut gjakovar është më e nevojshme se kurrë.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa për Vëllaznimin kjo ndeshje nuk është thjesht për një fitore – por për krenari, për qytetin dhe për vazhdimësi në garën për titull. /tvsyrivison/

🔴 Vëllaznimi vs Sigal Prishtina
📆 E shtunë, 12 prill
🕖 Ora 19:00
📍 Palestra “Shani Nushi”, Gjakovë

Read Previous

24 orët e fundit në Rajonin e Gjakovës: Plagosje, dhunë në familje dhe kanosje

Read Next

KMDLNj kërkon protesta në të gjitha qytetet kundër rritjes së çmimit të rrymës