Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë

Creator: Bloomberg | Credit: Bloomberg via Getty Images

Thinking Machines Lab, startupi i ri i Inteligjencës Artificiale nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati, thuhet se po përpiqet të mbyllë një nga raundet më të mëdha fillestare në histori.

Business Insider raportoi të enjten se Thinking Machines Lab ka dyfishuar objektivin për raundin e saj të financimit fillestar në 2 miliardë dollarë (mbi 1.7 miliardë euro).

Raundi, nëse mbyllet sipas planit, do ta vlerësonte kompaninë në “të paktën” 10 miliardë dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Thinking Machines Lab u krijua së fundmi dhe ende nuk ka asnjë produkt apo të ardhura për të folur.

Ajo që ka – dhe ajo që ka të ngjarë të bindë investitorët të paguajnë para – janë dhjetëra studiues të profilit të lartë të AI në radhët e saj.

Kohët e fundit, Bob McGrew, më parë shefi i kërkimit në OpenAI dhe Alec Radford, një ish-kërkues i OpenAI që qëndron pas shumë prej inovacioneve më transformuese të kompanisë, iu bashkuan Thinking Machines Lab si këshilltarë.

Thinking Machines Lab tha më parë se synon të krijojë sisteme të AI që janë “më gjerësisht të kuptueshme, të personalizueshme dhe përgjithësisht të aftë” sesa ato aktualisht të disponueshme. /Telegrafi/

Read Previous

ChatGPT kryeson listën si aplikacioni më i shkarkuar në botë në muajin mars

Read Next

McLaren për Verstappen: Mund të bëjë diferencën në një garë, por jo përgjatë gjithë sezonit