Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, ku në një automjet me targa vendore, në magjistralen Gjilan-Ferizaj, janë zbuluar 138 palë atlete sportive që dyshohet se janë të kontrabanduara.
“Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur mallra të dyshuara si të kontrabanduara si 138 palë atlete sportive. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore”, thuhet në raportin 24 orësh të Prokurorisë.
Automjetin thuhet se e drejtonte një kosovar.
I dyshuari thuhet se është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallrat janë deponuar në terminal dogano./koha.net/