Elbert Krasniqi thotë se përkrahin qeverinë me Albin Kurtin në krye

Lideri i Inciativës së Re Demokratike të Kosovës(IRDK) Elbert Krasniqi ka thënë se komuniteti i pakicave do të përkrahin Qeverinë me Albin Kurtin kryeministër.

Krasniqi i cili ishte së bashku me Emilia Rexhepin, nga Partia e re Demokratike që përfaqëson komunitetin boshnjak si dhe deputetë tjerë të partive minoritare të cilët u regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës si deputet të rinj të legjislaturës së nëntë tha se ata do të votojnë për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë Kurti.

“Ne sot kemi ardhur që të regjistrohemi dhe pastaj të vazhdojmë me hapat tjerë…Jemi grupi parlamentar i komuniteteve. Në këtë grup do të jenë edhe 2 deputetë të tjerë, për momentin jemi 7 deputet aktualisht. Grupi që jemi sot këtu, jemi për Qeverinë Kurti… Votimin e kryetarit të kuvendit dhe qeverisë, është detyra jonë. Ky grupi i deputetëve jemi për qeverinë Kurti, sepse i ka fituar zgjedhjet, e ka shumicën. Vlerësoj se 42.3 për qind janë shumica e qytetarëve që kanë votu për kandidatin e tyre për kryeministër…Për mua personalisht kjo është  e rëndësishme, se është vullneti i shumicës. Ne jemi 7  deputetë në grup dhe jemi forcë e rëndësishme në qeverinë e ardhshme”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Read Previous

Rundi i ri i bisedimeve SHBA-Iran do të mbahet në Romë

Read Next

​Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH