Mbi 800 ushtarë marrin pjesë në marshimin DANCON në Kosovë

Gjatë fundjavës që lamë pas, kontingjenti danez i misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, organizoi Marshimin tradicional DANCON në Kosovë, një aktivitet që daton që nga viti 1972 dhe që nderon veteranët e plagosur.

Më shumë se 800 ushtarë të KFOR-it, nga vende të ndryshme, siç thuhet, morën pjesë në këtë marshim 27-kilometërsh, duke bartur secili nga të paktën 10 kilogramë dhe duke përfunduar sfidën brenda 8 orëve.

“Ky marshim shërben si një mundësi për të forcuar gatishmërinë ushtarake, për të ndërtuar frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për të rritur kapacitetet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook./Express

Read Previous

Kurti: Rrëfimi i Nishorit thirrje për mbështetje për burrat e dhunuar që ende përballen me paragjykime

Read Next

Procedohen penalisht dy kosovarë pasi tentuan të futnin mbi 20 mijë euro pa i deklaruar në Shqipëri