Procedohen penalisht dy kosovarë pasi tentuan të futnin mbi 20 mijë euro pa i deklaruar në Shqipëri

Policia Kufitare në Morinë ka ndaluar dy shtetas kosovarë, të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me një shumë prej 20 200 eurosh të padeklaruara.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shqipërisë thuhet se gjatë kontrolleve të imtësishme në vijën e dytë, bazuar në analizën e riskut, është ndaluar një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë, dhe pasagjer M.K., 31 vjeç, banues në Suedi, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit fizik, 43-vjeçarit i janë gjetur 13 000 euro, ndërsa 31-vjeçarit 7 200 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar në pikën kufitare, ashtu siç parashikohet nga ligji.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj dy shtetasve është nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 200 eurosh është sekuestruar nga autoritetet.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme./IndeksOnline

Read Previous

Mbi 800 ushtarë marrin pjesë në marshimin DANCON në Kosovë

Read Next

Rritja e çmimit të rrymës 16% shqetëson qytetarët, kërkohet tërheqje e vendimit