Kapen katër shtetas të Serbisë

Policia e Kosovës njoftoi se në Novosellë të Kamenicës u kapën katër shtetas të Serbisë, pas kalimit ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë  14.04.2025 – 10:25. Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar shtetas të Serbisë, pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur gjësende të ndryshme të përdorura. Me vendim të prokurorit, mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia e Kosovës./indeksonline

Read Previous

Hekurudha “Kuq e Zi”: 105 km e gjatë, 43 ura, 14 tunele

Read Next

Oda Amerikane prezanton rekomandimet për rritje ekonomike