Ministri i drejtësisë: Disa burgje franceze janë sulmuar

Ministri francez i drejtësisë Gerald Darmanin konfirmoi të martën se disa sulme janë kryer gjatë natës në disa burgje franceze dhe shtoi se ai do të udhëtonte në qytetin jugor të Toulon, burgu i të cilit ishte në mesin e atyre që u sulmuan.

“Janë bërë përpjekje për të frikësuar personelin në disa burgje, duke filluar nga djegia e automjeteve deri te gjuajtja me armë automatike”, tha Darmanin në platformën e mediave sociale X, raporton Reuters.

“Unë po shkoj në Toulon për të mbështetur oficerët në fjalë. Republika Franceze po përballet me problemin e trafikut të drogës dhe po merr masa që do të prishin masivisht rrjetet kriminale,” shtoi ai./Klankosova.tv

Read Previous

Edi Rama: BE-ja na sheh si një anëtar potencial

Read Next

Kush e ka përgjegjësinë financiare për sigurinë e Evropës?