Sony tha se do të rrisë çmimin e konsolës së saj PlayStation 5 (PS5) në tregjet në Evropë, Britani, Australi dhe Zelandën e Re, duke përmendur inflacionin e lartë dhe luhatjet e kursit të këmbimit.
Konglomerati japonez i teknologjisë dhe argëtimit po rrit koston e një PS5 pa një disk me 11% në 499,99 euro (569,59 dollarë) nga 14 prilli, shkruajnë mediat e huaja.
Çmimi i së njëjtës pajisje do të rritet me 10% në Britani në 429,99 paund (566,90 dollarë).
Prodhuesit e pajisjeve elektronike po përballen me sfida të ndryshme, duke përfshirë ndërprerjen e tregtisë pas vendosjes së tarifave nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. /Telegrafi/