U eliminua nga PSG, Emery tregon favoritin për ta fituar Ligën e Kampionëve

Aston Villa është eliminuar në çerekfinale nga të Ligës së Kampionëve pas dy ndeshjeve shumë të mira ndaj Paris Saint Germain.

Ndeshjen e parë anglezët e humbën 3-1, derisa të dytën e fituan 3-2, por që nuk mjaftoi për të kaluar tutje.

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka ndarë mendimet e tij pas fitores 3-2 ndaj PSG-së, e cila nuk ishte e mjaftueshme për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Jam shumë krenar për gjithçka që bëmë. Arritja e këtij niveli është hapi më i mirë përpara drejt vendit ku dua të jem me skuadrën. Ne luajtëm mirë në ndeshjen e parë, megjithëse nuk ishte e mjaftueshme. Në Villa Park ishim edhe më mirë dhe ishim afër përmbysjes së barazimit”.

“Ne ende po na mungon ai hapi i fundit përpara”.

“Energjia nga tifozët tanë këtu ishte fantastike. Turma ishte e mahnitshme; ata e shijuan ndeshjen dhe na dhanë energji. Edhe kur ishim përpara 2-0, ne ndiheshim të sigurt”, deklaroi Emery.

Krejt në fund Emery tha se PSG është favoriti numër një për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“PSG është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve. Ata janë në gjysmëfinale dhe padyshim pretendentë për titullin”, përfundoi Emery. /Telegrafi/

Read Previous

Hamasi hedh poshtë propozimin e Izraelit për një armëpushim 6-javor në Gaza

Read Next

Policia në Merdare u gjen mbi 51 mijë euro të padeklaruara katër shtetasve të Serbisë