Pas dy përballjeve të para, seria mes KB “Vëllaznimit” dhe “Sigal Prishtinës” është barazuar në 1-1, duke e çuar gjithçka në një përballje të tretë dhe vendimtare që zhvillohet sonte (e mërkurë, 16 prill) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.
Kuqezinjtë vijnë të motivuar pas një fitoreje mbresëlënëse në ndeshjen e dytë të luajtur në palestrën “Shani Nushi”, ku triumfuan me rezultat bindës 90:73. Tani, përballja në kryeqytet është vendimtare – fituesi i saj kualifikohet në gjysmëfinale të Play-Off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese dhe për Vëllaznimin, kjo është një betejë që kërkon përkushtim maksimal. /tvsyrivision/