Në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Kosovës, katër serbëve iu janë gjetur 51.170 euro.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi në media ka bërë të ditur se secili prej tyre kishte mbi 10.000 euro.
Sipas njoftimit policor, paratë e padeklaruara iu gjetën në çantat e tyre të dorës.
“Me datën 15.04.2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të katër udhëtarëve, këmbësorë shtetas të Serbisë, në çantat e tyre të dorës iu janë gjetur në total 51.170 (pesëdhjetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë) banknota euro të padeklaruara, ku secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10,000 euro veç e veç”, thuhet në komunikatë./21Media