Presidentja i kthen përgjigje Kryesuesit Dehari

Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, i cili iu drejtua asaj me kërkesën për “sugjerime” pasi e ndërpreu seancën për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Në këtë letër, Osmani thotë se Kushtetuta i detyron të jetësojnë e jo të bllokojnë procese.

“Rrjedhimisht , gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstitutive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si kryesues i seancës konstituive  të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në letrën që e ka siguruar Gazeta Express.

Read Previous

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit ndaj një zyrtari në Gjakovë

Read Next

Për herë të parë ka më shumë ateistë se besimtarë në Gjermani