Afro 2500 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2479 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 16 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 39 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 8 persona, ndërkaq 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje./rtklive

Read Previous

Gjykata lëshon letër rreshtime ndërkombëtare për të akuzuarit në rastin ‘’Banjska’’

Read Next

A po e shkatërron Trumpi dollarin?