Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ftoi për konsultim përfaqësuesit e subjekteve politike, për mënyrën se si të procedohet tutje.
Sipas tij, konsultimet janë të nevojshme në mënyrë që “ të mos bëjmë shkelje ligjore dhe kushtetuese”.
Ai tha se presidentja Vjosa Osmani nuk ofroi zgjidhje përfundimtare. Dehari tha se Osmani kërkoi që partitë të gjejnë vullnet për ta zhbllokuar situatën./KosovaPress