Para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dorëzuar nga një kopje të betimit simbolik për secilin deputet, duke kërkuar nga përfaqësuesit e rinj të Kuvendit që të ndërmarrin hapa konkrete në mbrojtje të të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.
Ish-drejtuesi i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, u bëri thirrje deputetëve që ta nënshkruajnë betimin si një zotim për angazhim ndaj padrejtësive që, sipas tij, po ndodhin në këtë proces.
Letra e dorëzuar, e cila përmban një deklaratë politike, kërkon përfshirje më aktive të Kuvendit në procesin gjyqësor dhe mbikëqyrjen e punës së kësaj gjykate./rtklive