Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka përkushtuar të ardhmen e tij në klub duke nënshkruar një kontratë të re që do ta shohë atë të qëndrojë në Anfield përtej sezonit 2024/25.
Pas Mohamed Salah, Reds kanë rinovuar kontratën edhe me yllin tjetër të skuadrës, Van Dijk.
Njoftimi i Liverpoolit ka ardhur me anë të faqes zyrtare, ku ka njoftuar se mbrojtësi holandez ka nënshkruar edhe për dy vite tjera.
If you know, you know… pic.twitter.com/s9TrcSjWtQ— Liverpool FC (@LFC) April 17, 2025
“Virgil van Dijk ka nënshkruar sot një kontratë të re me Liverpool FC për të zgjatur kohën e tij me klubin përtej sezonit 2024-25”.
Kjo marrëveshje e re zgjat mandatin e mbrojtësit holandez me Reds, duke shënuar gati shtatë vjet e gjysmë që nga ardhja e tij në janar 2018.
The skipper stays. pic.twitter.com/5aCZj0WndC— Liverpool FC (@LFC) April 17, 2025
Që kur u bashkua nga Southampton, Van Dijk e ka vendosur veten si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, duke kontribuar në shtatë trofe të mëdhenj, duke përfshirë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe dy Kupa të Ligës.
Me 314 paraqitje dhe 27 gola, Van Dijk vazhdon të jetë një figurë kryesore në skuadër. /Telegrafi/
The show goes on. pic.twitter.com/kpuiXOt7GZ— Liverpool FC (@LFC) April 17, 2025