Dështon sërish seanca konstituive

Edhe njëherë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, të enjten më 17 prill.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i LVV-së e ndërpreu seancën dhe tha se e njëjta do të vazhdojë brenda 48 orësh.

Sipas tij, nuk kishte konsensus me përfaqësuesit e partive politike se si të veprohet tutje.

Deputetët e zgjedhur u mblodhën sot më 17 prill në një tentim të dytë për konstituimin e Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i dërgoi letër presidentes më 16 prill përmes së cilës i kërkoi sugjerime për veprime tutje.

Presidentja kujtoi rregulloren e Kuvendit dhe tha se seanca duhet të vazhdojë brenda 48 orësh.

Konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë votimit të kryeparlamentarit e më pas qeverisë së re.

Deri më tash, LVV-ja si parti fituese nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit dhe as nëse i ka numrat për ta votuar atë./KosovaPress

Read Previous

​Haxhiu komenton qëndrimet e partive politike, pas ftesës së Deharit për konsultim

Read Next

Amorim mbron Onana: Të gjithë sportistët kalojnë sezone të këqija