Në vitin 1982 u miratua vendimi që më 18 prill të çdo viti të shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike.
Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi për diversitetin e trashëgimisë kulturore, cenueshmërinë e vendeve dhe monumenteve dhe masat e nevojshme për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre, raporton KosovaPress.
Çdo vit, Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendeve (ICOMOS) vendos një temë për iniciativat e organizuara nga anëtarët e tij, komitetet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kushdo tjetër që është i interesuar për të përkujtuar këtë ditë.
Organizata fton pjesëmarrësit të përqendrohen në narrativin e diskutueshëm dhe komplekse rreth trashëgimisë kulturore, për të inkurajuar zhvillimin e diskurseve të reja bazuar në një qasje respektuese dhe gjithëpërfshirëse.
Trajtimi i interpretimeve të gabuara ose të diskutueshme historike duket të jetë kritik për ruajtjen e trashëgimisë sonë, duke pasur parasysh se përkeqësimi ose zhdukja e çdo pasurie kulturore, siç thuhet nga traktatet e UNESCO-s 1954 dhe 1972, i shkakton dëm njerëzimit në tërësi./kp/