Ukraina nënshkruan me SHBA-në skicën e marrëveshjes për mineralet

Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh me SHBA-në.

Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko tha se memorandumi hap rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik.

Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë shprehën shpresën se një marrëveshje mund të arrihet deri në fund të javës së ardhshme.

Svyrydenko njoftoi nënshkrimin e memorandumit në X, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Postimi i saj përfshinte foto të saj dhe Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent duke nënshkruar veçmas.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin, me partnerët tanë amerikanë, të një Memorandumi Synimi, i cili hap rrugën për një Marrëveshje të Partneritetit Ekonomik dhe krijimin e Fondit të Investimeve për Rindërtimin e Ukrainës,” shkroi Svyrydenko./Reporteri.net/

Read Previous

Rikthehet tarifa për turistët në Venecia

Read Next

Incident i armatosur dhe alarm për zhdukje – 24 orët e fundit në Gjakovë