Alessandro Bastoni mendon se gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve janë ‘individualisht më të fortë’ se Interi, por këmbëngul se Nerazzurrët mund të mposhtin çdo kundërshtar.
Interi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë në tre sezone, duke mposhtur Bayern Munich me një fitore të përgjithshme 4-3 në çerekfinale.
Nerazzurrët do të përballen me Barcelonën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Arsenali dhe PSG do të takohen në anën e kundërt të grupit.
Ylli i Interit, Bastoni në një intervistë me La Gazzetta dello Sport përshkroi situatën e katër ekipeve të mbetura dhe tregoi se si ekip mund ta fitojnë garën.
“Individualisht, ne nuk jemi aq të fortë sa tre gjysmëfinalistët e tjerë, por si ekip, mund të mposhtim cilindo prej tyre”, ka thënë fillimisht Bastoni.
“Funksionon edhe anasjelltas. Nëse ndalojmë së punuari së bashku, rrezikojmë të fundosemi”, përfundoi ylli i Interit. /Telegrafi/