Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) e Policisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses një trajnim pesë-javor intensiv të llojit SWAT, organizuar dhe udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër-Terrorizmit (ATA) i Departamentit të Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara.
Në një njoftimi zyrtar, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka përgëzuar pjesëtarët e NjSI për përfundimin me sukses të këtij kursi të specializuar, duke nënvizuar se përgatitja e tyre është dëshmi e përkushtimit për sigurinë dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.
“Urime Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit 5-javor SWAT të udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër Terrorizmit të Sigurisë Diplomatike. Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe mban të sigurta Ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona. Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /GazetaSinjali/
Congratulations to Kosovo Police’s Special Intervention Unit on completing the 5-week SWAT course led by Diplomatic Security’s Anti-Terrorism Assistance Program. Your training strengthens U.S.–Kosovo security cooperation and keeps the U.S. Embassy and our countries safe. Thank… pic.twitter.com/fTXGJGYirg— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 18, 2025