Gjermania bllokon dërgimin e 40 aeroplanëve të fuqishëm luftarakë në Turqi

Qeveria e përkohshme gjermane, e udhëhequr nga Socialdemokratët dhe të Gjelbrit, ka bllokuar eksportin e planifikuar të 40 aeroplanëve luftarakë Eurofighter Typhoon drejt Turqisë, raportoi mediumi gjerman Handelsblatt, duke iu referuar burimeve.

Sipas burimeve nga qeveria gjermane, arsyeja kryesore për ndalimin e lejes së eksportit është arrestimi i politikanit opozitar turk, Ekrem Imamoglu, për akuza për korrupsion – një veprim që zyrtarët në Berlin e kanë përshkruar si “sulm ndaj demokracisë turke”.

Opozita në Turqi pohon se akuzat ndaj Imamoglu-t janë të motivuara politikisht.

Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Stambollit u arrestua më 23 mars, për shkak të dyshimeve për veprime korruptive. Akuzat ndaj tij përfshijnë blerjen e dyshimtë të tri vilave në një nga zonat më atraktive të Stambollit, përmes një kompanie ndërtimi që i përket familjes së tij, ku ai zotëron 60 për qind të aksioneve./express/

Read Previous

Burgjet sekrete të ish-regjimit autoritar në Bangladesh

Read Next

SHBA largon trupat nga Siria