Guardiola: Haaland nuk do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme

Manchester City vazhdon garën e çmendur në Premier League për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Një ditë para ndeshjes delikate ndaj Evertonit, me Newcastle që luan njëkohësisht në transfertë ndaj Aston Villa, Pep Guardiola bëri disa përditësime mbi gjendjen e skuadrës.

Së pari, Phil Foden dhe Manuel Akanji janë rikthyer në stërvitje këtë javë dhe do të vendoset sot nëse do të jenë të gatshëm për transfertën e kampionatit. Mbrojtësi zviceran nuk ka luajtur që kur doli i dëmtuar në ndeshjen e Champions League ndaj Real Madridit, më shumë se dy muaj më parë. Mesfushori ofensiv anglez, ndërkohë, pësoi dëmtim në derbin e Manchesterit në “Old Trafford” në fillim të muajit dhe mungoi në fitoren 5-2 ndaj Crystal Palace fundjavën e kaluar.

“Phil u rikthye të enjten dhe do të marrë pjesë në stërvitjen e sotme (djeshme), pas episodit të ‘Old Trafford’. Manu ka bërë dy ose tri seanca me ne. E shoh që lëviz shumë mirë, – tha Guardiola. – Ederson? Nuk është gati për këtë ndeshje. Nuk e di kur do të jetë. Për këtë ndeshje nuk është i disponueshëm”.

Për sa i përket Erling Haaland, trajneri Guardiola sqaroi se rikuperimi i tij nuk ka avancuar ende: “As ai nuk është duke u stërvitur. Nuk do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme”. Ndërsa për Stones dhe Aké, trajneri spanjoll tha: “Po përmirësohen, por ende nuk janë gati.” /Telesport.al/

Read Previous

SHBA: Gjykata bllokon urdhrin e Trump për dëbimin e të dyshuarve venezuelianë

Read Next

Zbardhen rreth 10 mijë faqe dokumente të vra*jes së Robert Kennedyt