Ministri në deytrë, Hekuran Murati, thotë se Kuvendi ka marrë vendim për raportin për verifikim të mandateve më 15 prill dhe i njejti nuk mund të hidhet në votim. Ai thekson se votimi është konsumuar.
Murati shkruan në Facebook se pas këtij vendimi, vendimmarrja në Kuvend gjendet e bllokuar para një muri të pakapërcyeshëm.
“Deputetët s’mund të japin betimin, sepse kanë refuzuar verifikimin e mandateve të veta”, ka shkruar ai.
“E vetmja rrugë tjetër për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja, është një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt. Një gjë e ngjashme kishtë ndodhur në legjislaturën që lamë pas me deputetët e Listës Serbe”, ka shkruar ai. /RTKlive