Seanca konstitutive e Kuvendit, Abdixhiku: Shpresoj që kryesuesi të respektoj skenarin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit është në interes kombëtar.

Para mediave, Abdixhiku tha se shpreson që kryesuesit ta respektojë skenarin e Kuvendit dhe jo skenarin e partisë.

“Është me interes kombëtar që institucionet e Kosovës të formohen e të nis betimi i deputetëve. Ftoj të respektohet Kushtetuta dhe procedura. Shpresoj që kryesuesi i kësaj seance, që rastis të jetë më i vjetri e që rastis të jetë nga partia e parë, të respektoj skenarin e Sekretariatit të Kuvendit e jo skenarin e partisë. Nëse në Kuvend veprojmë me skenarë të partisë, kemi thyer rendin kushtetues. Ka një skenar të përgatitur nga Kuvendit të cilin ne e respektojmë”.

Kreu i LDK-së tha se do të votojë kundër raportit për verifikimin e mandateve derisa qeveritarët nuk kanë dorëzuar dorëheqjet.

“Nëse ata janë të bindur se gjithçka është në rregull le të votojnë. Ne jemi të bindur se është antikushtetuese. Ne do të votojmë kundër. Ne nuk jemi kundër mandateve tona. Janë 105 deputetë me mandate të rregullta, janë vetëm 15 që nuk duhet t’u verifikohet mandati sepse nuk kanë dhënë dorëheqje”.

Ai po ashtu deklaroi se nuk kanë kërkesë që qeveria të mbetet pa kryeministër. /Telegrafi/

Read Previous

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me duelin Malisheva-Llapi

Read Next

Bukëpjekësit paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës