Ka përfunduar protesta e organizuar nga iniciativa qytetare “Asnjë cent më shumë”, e cila sot u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Qytetarët edhe një herë shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, ndërsa me pankarta dhe thirrje kërkuan anulimin e këtij vendimi.
Organizatorët nuk e kanë përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të veprimeve nëse institucionet nuk reagojnë. “Nëse kërkesat tona nuk merren seriozisht, protestat do të intensifikohen,” kanë bërë të ditur ata.
Kjo ishte protesta e tretë me radhë e mbajtur nga kjo iniciativë, e cila po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët që po ndihen të goditur nga rritja e kostos së jetesës. /GazetaSinjali/