Galatasaray kërkon transferimin e Granit Xhakës

Galatasaray mund të jetë ‘adresa’ e radhës për Granit Xhakën.

Skuadra turke ka nisur herët përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Me synimin për të marrë pjesë në Champions League në sezonin 2025-2026, verdhekuqtë po punojnë për të forcuar skuadrën e tyre.

Galatasaray, i cili dëshiron të shtojë një emër të madh në mesfushë,  ka shprehur interesimin për Granit Xhakën. Kërkesat e lojtarit shqiptar mund të plotësohen nga klubi, por që Xhaka dëshiron që të luajë në Ligën e Kampionëve dhe duhet patjetër që klubi i drejtuar nga Okan Buruk të kualifikohet atje.

Mesfushori me përvojë, i cili luajti në 45 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 7 asistime. /GazetaBlic Sport/

Read Previous

Çfarë duhet të dini para rundit të ri të bisedimeve SHBA-Iran?

Read Next

Kuvendi miraton raportin për verifikimin e mandatave