Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar për herë të dytë ta zgjedhë Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Në votimin e zhvilluar gjatë seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu mori 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime, që nuk i siguroi asaj shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit.
Nënkryetari i LVV-së dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e përsëriti nominimin në emër të partisë fituese, duke bërë thirrje për mbështetje nga deputetët.
“Propozimi ynë është padyshim i njëjti, është Albulena Hahxiu. Kjo është një e drejtë e partisë fituese të cilën e kodifikon në mënyrë pozitive dhe shumë të qartë kushtetuta e Republikës së Kosovës. Iu kisha lutur shumë prej juve me shumë mandate në Republikën e Kosovës që ta mbështesni këtë propozim”, tha Konjufca.
Me këtë rast edhe u ndërpre seanca e Kuvendit, për të vazhduar të hënën prej orës 15:00. /KosovaPress/