Mijëra amerikanë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në

Mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë SHBA të shtunën për të protestuar kundër veprimeve të fundit të Presidentit Donald Trump.

Të njohura si “50501”, për “50 protesta, 50 shtete, 1 lëvizje”, demonstratat synonin të përkonin me 250 vjetorin e fillimit të Luftës Revolucionare Amerikane, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga jashtë zyrave të Shtëpisë së Bardhë dhe Tesla dhe në qendrat e shumë qyteteve, protestuesit shprehën një sërë ankesash. Shumë kërkuan kthimin e Kilmar Ábrego García-s, i cili u deportua gabimisht në El Salvador.

Protestat politike po bëhen më të zakonshme në SHBA – demonstratat “Hands Off” në fillim të prillit tërhoqën dhjetëra mijëra në qytete në të gjithë vendin.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një ngjyrë të re që askush nuk e ka parë më parë

Read Next

Kuvendi i Kosovës u konstitua, por pa zgjedhjen e kryekuvendarit