Onana do të largohet në verë

Creator: DARREN STAPLES | Credit: AFP

E ardhmja e Andre Onanas nuk pritet të jetë në Old Traford, pasi portieri mund të largohet nga Manchester United në verë.

Gabimet e shumta që ka bërë në dy vitet e fundit, kanë bërë që drejtuesit e Man Utd të mos e presin më kamerunasin.

Sipas Mirror, Man United do të mendojë për shitjen e Andre Onanës vetëm nëse marrin një ofertë më të madhe se 20 milionë funte.

Pavarësisht gafave të herëpashershme, 29-vjeçari mbetet portieri titullar i Ruben Amorimit dhe kjo ka gjasa të mbetet kështu edhe për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, United shpreson se do të ketë interes për të pasi shitja mund të ndihmojë klubin të respektojë Rregullat e Fitimit dhe Qëndrueshmërisë.

Klubet saudite kanë shfaqur interes për Onanën në të kaluarën dhe Man United shpreson se ky interesim do të ringjallet.

Djajtë e Kuq kanë disa emra në listë për ta zëvendësuar Onanan, me portierin anglez Aaron Ramsdale si favoriti kryesor. /Telegrafi/

Read Previous

Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm?

Read Next

CNN: Kjo është strategjia e vërtetë pas shpalljes së papritur të armëpushimit të Rusisë