Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo ka ndarë një mesazh tjetër në kanalet e tij personale, duke kërkuar për një ditë kur të gjithë ukrainasit mund të ndajnë “një Pashkë paqësore” së bashku.
Më herët këtë mëngjes, presidenti akuzoi Rusinë për shkeljen e menjëhershme të “armëpushimit të Pashkëve” të Vladimir Putinit, me bombardime ndaj pozicioneve ukrainase të raportuara në vijën e frontit.
Në mesazhin e fundit ai thotë se “herët a vonë e keqja do të tërhiqet dhe jeta do të triumfojë”, transmeton Telegrafi.
“Le të mbarojë ora e së keqes. Do të vijë dita e jetës. Dita e paqes. Dita e Ukrainës. Një ditë që do të zgjasë një shekull. Dhe ne do të jemi në gjendje të mblidhemi përsëri së bashku. Në një tryezë. Në një Pashkë të qetë. Le të bëhet realitet e gjithë kjo”, shtoi presidenti ukrainas.
Ndryshe presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim të përkohshëm, me qëllim që sipas Kremlinit të festohet pa luftë festa e Pashkëve. /Telegrafi/