Osmani: Populli i Kosovës u bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se trashëgimia e Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën, do të jetojë në jetët e panumërta që ai ka prekur.

Ajo ka thënë se populli i Kosovës u bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës.

“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë. Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Osmani në platformën “X”./Koha.net

Read Previous

Ja çfarë tha Zuckerberg për Instagramin përpara se ta blinte atë

Read Next

A do të bëhet sot Kuvendi i Kosovës me kryetar/e?