Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se do të parandalojë Iranin nga marrja e armëve bërthamore.
Ai u shpreh se ne nuk do të tërhiqemi asnjë centimetër nga ky premtim. Netanyahu u shpreh se Irani do të kishte pasur armë bërthamore dhjetë vjet më parë.
“Irani nuk është larg nga posedimi i një bombe atomike”, paralajmëroi disa ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.
Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë dyshuar prej kohësh se Irani dëshiron të marrë armë bërthamore.
Teherani i hedh poshtë këto akuza dhe mbron të drejtën e energjisë bërthamore për qëllime civile, veçanërisht për energjinë. /abcnews.al