Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj: Për qeverinë po diskutojmë me NISMA-n

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se janë në konsultime me Nisma-n për formimin e qeverisë.

Në një prononcim për media para seancës konstituive, Rexhaj tha se nuk kanë ndonjë propozim tjetër për kryeparlamentate përpos deputetes Albulena Haxhiu.

“Po shkoj lart, kemi një mbledhje. Ne do ta përsërisim përsëri propozimin e Haxhiut, jemi në përpjekje për të bërë numrat për kryeparlamentarin, sigurisht dhe për formimin e qeverisë jemi në konsultime, dhe në dialog me NISMA-n së shpejti do ta kemi një përfundim. Është vendimi i VV-së për propozimin jo nuk kemi ndonjë propozim tjetër”, Rexhaj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës Deputetët do të mblidhen sot në tentimin e katërt për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ata u betuan më 19 prill dhe më pas Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Haxhiu dështoi për dy herë radhazi të zgjidhet si kryeparlamentare. /KosovaPress/

Read Previous

KH “Vëllaznimi” bëhet kampion i Ligës së Parë

Read Next

Diskutohen 8 emra si pasues të Papa Françeskut