Legjenda braziliane Cafu ka dhënë mbështetjen e tij të plotë për Raphinhan, duke pretenduar me guxim se ylli i Barcelonës meriton të fitojë Topin e Artë këtë vit.
Ish-kapiteni i Brazilit, i konsideruar gjerësisht si një nga mbrojtësit e djathtë më të mëdhenj në historinë e futbollit, nuk u përmbajt në lëvdatat e tij për anësorin e Barçës, i cili aktualisht po shijon sezonin më të mirë të karrierës së tij nën drejtimin e Hansi Flick.
Duke folur për MARCA, Cafu tha:
“Raphinha e ka merituar Topin e Artë për një kohë të gjatë. Këtë vit, aq më tepër, për shkak të të gjitha numrave dhe gjithçkaje që ai ka bërë në kampionat, jo vetëm në La Liga, por edhe në Champions League.” /GazetaBlic Sport