Pritet që çmimi i kafes në kafiteri të shkojë në 1.50 euro

Dikur, me vetëm 1euro në xhep, mund të uleshe në një kafene, të porositje një kafe të ngrohtë dhe të shijoje një moment qetësie. Por nga 1 maji, kjo rutinë e thjeshtë pritet të marrë një kthesë më të nxehtë, çmimi i kafesë pritet të kushtojë 1euro e 50 cent, shkak ky zingjiror nga vendimi i ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk është hera e parë që po shtrenjtohet rryma me këtë qeveri edhe qetash bajagi është një tarifë kogja e nalt. Tek ne bizneset ka me ndiku ma shume ka mundësi që disa edhe do të shuhen se nuk munden me përballu. Rritja e çmimit të energjisë sigurisht që do të reflektoj edhe në rritjen e çmimeve të mënyve tona. Psh, kafeja nga 1euro tek ne do të shtrenjtohet në 1.50 cent”., tha për rtv21 Naim Llapashtica, menaxher i një kafiterie

Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është duke u kundërshtuar në masë të madhe tash e pothuajse tre muaj nga qytetarët, bizneset, organizata joqeveritare si dhe nga vet presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Madje në shenjë pakënaqësie u organizuan edhe tri protesta, të cilat po vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër.
Por megjithatë grupi “Asnjë cent m shumë” nuk do të ndalet në ngritjen e zërit kundër këtij vendimi, madje Besnik Shabiu rithekson se do të dorëzojnë padi ndaj ZRrE-së porsa ZRRE-ja të bëjë publik vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Protestat nuk do të ndalen deri të shfuqizohet vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pasi i njëjti është marrë në mënyrë aspak legjitime nga bord ii ZRrE-së. Dita e shtunë ose dita e premte janë dy alternativa në të cilën pritet të mbahet sërisht protesta. Ne vetëm po presim kur ZRrE po e bënë publik vendimin edhe menjëherë do të ngrisim padi”., tha Shabiu.

Por ajo që mbeti e heshtur karrshi vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike është Qeveria në detyrë. Ish ministri i financave, Haki Shatri, hedh akuza të forta ndaj saj duke e cilësuar se vet kjo qeveri ka sjell këtë gjendje.

“Kanë bo mirë që skanë fol sepse vet janë shkaktar të kësaj situate edhe skanë qka me fol mo pasi vet e kanë pru punën që na me ble energji. Sikur të ishte kohë fushate besoj se zëri i qeverisë në detyrë do të ndihej karrshi kësaj situate, por tash skanë nevoj më për votën e qytetarëve”,tha Shatri.

Kërkesa për shtrenjtimin e energjisë elektrike fillimisht kishte nisur nga muaji shkurt, prej kur kompanitë për shpërndarje dhe furnizim me rrymë KOST, KEDS dhe KESCO dërguan në Zyrën e Rregullatorit për Energji një kërkesë për ndryshim të tarifave. Kjo gjë nisi të bëhej edhe më serioze kur kjo e fundit vlerësoi këtë kërkesë dhe tha se parashikon një rritje mesatare të tarifave për rreth 16%./RTV21/21Media

Read Previous

​Rama: Shqipëria në drejtimin e duhur, këtë e thotë BE-ja dhe organizatat ndërkombëtare

Read Next

OKB: Paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën