Luis ​Figo parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Figura legjendare e futbollit Luis Figo paralajmëron se Interi nuk është skuadër që vetëm mbrohet dhe mund ta fitojë tripletën, por është Paris Saint-Germain skuadra që ai e sheh si favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Sezoni po shkon në fazat e mbylljes dhe tashmë dihet orari për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Interi përballet me Barcelonën, ndërsa Arsenali do të luftojë me Paris Saint-Germain.

Teksa po merrte pjesë në ndarjen e çmimeve Laureus në Madrid, ish-ylli i Real Madridit, Luis Figo, u pyet nga gazetarët se kush mendon se do të fitonte Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Sipas mendimit tim, Paris Saint-Germain,” u përgjigj ai. “Ata kanë një konsistencë të mirë të rezultateve dhe aftësi të shkëlqyera fizike për momentin. Është e vështirë të thuhet me siguri, nuk mendoj se mund të bëj një parashikim vërtet të fortë se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve”, shtoi Figo.

Figo u pyet edhe për gjysmëfinalen tjetër mes Barcelonës dhe Interit, pasi Nerazzurrët eliminuan Bayern Munichun.

“Ato janë dy skuadra me stile shumë të ndryshme. Megjithatë, kushdo që mendon se Interi është vetëm për t’u mbrojtur, po bën një gabim të madh. Është e vërtetë që skuadra e Simone Inzaghit është solide në mbrojtje dhe ka pranuar shumë pak gola në Champions League, por ata gjithashtu kanë lojtarë të aftë për të bërë diferencën. Duhet ta analizoni më me kujdes, jo vetëm të kufizoheni duke thënë se ata janë vetëm një ekip mbrojtës. Interi mund të fitojë tripletën këtë sezon”, theksoi Figo.

Interi do të përballet edhe me Milanin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë të mërkurën në mbrëmje, pasi ndeshja e parë përfundoi 1-1. /KosovaPress/

Read Previous

A mund t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Flasin nga Komiteti Ndërkombëtar

Read Next

​KDI: Kosova ka bërë përparim të moderuar në zbatimin e obligimeve të Procesit të Berlinit