Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika

Pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Musa Kongjeli, avokat në detyrë zyratre i të arrestuasit R. M. i cili dyshohet për planifikimin dhe kryerjen vrasjes në këtë rast, tha se klienti i tij nuk është fare i përfshirë në këtë vepër penale.

Po ashtu, Kongjeli the se “ne konsiderojmë që s’ka pas fare grup apo planifikim për organizmin e kësaj vrasje”.

“Unë si mbrojtës i Rilindit duke u bazuar në ato prova që deri tash i kemi, konsiderojmë që klienti im nuk është fare i përfshirë në këtë vepër penale. Kështu që prokuria pretendon se ai ka qenë një ndër anëtarët e grupit që në bashkëpunim me anëtarët e tjera kanë planifikuar dhe kanë përgatitur veprën penale. Klienti im kategorisht e refuzon se ka të bëjë, apo në çfarëdo forme është i involvuar në këtë ngjarje. Ai thotë se nga ora 10:00 në mbrëmje deri në orën 03:00 të mëngjesit ka qenë me të fejuarën e tij…Ne konsiderojmë qe s’ka pas fare grup apo planifikim për organizmin e kësaj vrasje”, tha Kongjeli.

Të arrestuarit R.B, E.L, Sh.K, R.M, D.G dhe V.Ç sot kanë dalë para gjykatës si të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit Muhamet Lika.

Të hënën në Kaçanik, janë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar një muaj paraburgim për gjashtë të arrestuarit.

Ndërkaq dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit R. B. si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.

Muhamed Lika u vra në shkallët e hyrjes së ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, më 1 prill derisa po kthehej nga puna./21Media

Read Previous

Spanja shpalos planin 11 miliardë eurosh

Read Next

Kalldrëm, pllaka e prap kalldrëm, punimet në Çarshinë e Vjetër assesi të përfundojnë një herë e mirë