Albulena ​Haxhiu: Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë

E propozuara për kryetare të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se qëndrimet e kësaj partie nuk kanë ndryshuar.

Ajo teksa hyri në Kuvendin e Kosovës tha se në takimin konsultativ i cili është paralajmëruar se do të nis në ora 09:300 do të shohin cilat janë qëndrimet e opozitës.

“Do ta kemi takimin konsulatitv dhe do të shohim se cilat do të jenë qëndrimet e opozitës ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë”, tha ajo.

Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare.

Sot do të tentohet për herën e pestë të konstituohet tërësisht legjislatura e nëntë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca është parapa të nisë sot nga ora 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

LVV-ja dështoi më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit. /KosovaPress/

Read Previous

Jakaj: Menjëherë pas konstituimit, Kuvendi të miratojë ndryshimet në Ligjin për Pagat

Read Next

​Përfundon takimi konsultativ, kjo është përgjigja e Deharit