Ka përfunduar takimi konsultativ, që e ka ftuar kryesuesi i seancës Avni Dehari me përfaqësues të subjekteve politike.
Pas takimit, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari tha se “tash e shohim” kur u pyet se çfarë u arrit në këtë takim.
Sot do të tentohet për herën e peste të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendit.
Vazhdimi i seancës është paraparë të nisë sot nga ora 10:00, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. /KosovaPress/