Distria Krasniqi mposhti serben Nikoliq

Distria Krasniqi e ka mposhtur serben Milica Nikoliq në 1/8 e finales të Evropianit të xhudos që po mbahet në Podgoricë. 

Krasniqi dominoi përballjen e kategorisë deri 52 kilogramë, ndërsa Nikoliq në fund mori kartonin e kuq për shkak të një lëvizje të gabuar. Deri në momentin e asaj lëvizje Nikoliq kishte marrë dy kartonë të verdhë. 

Në çerekfinale do të përballet me holandezen Naomi van Krevel.

Në Evropian garoi edhe Laurine Gashi, e cila u eliminua në rrethin e parë./Koha.net

Read Previous

Haxhiu thotë se po përballet me gjuhë denigruese gjatë kandidimit për kryeparlamentare

Read Next

Apple gjobitet me 500 milionë euro kurse Meta me 200 milionë euro