Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 goditi Stambollin të mërkurën, tha agjencia turke e fatkeqësive AFAD, një nga tërmetet më të fortë që ka goditur qytetin prej 16 milionë banorësh në vitet e fundit.
Nuk ka ende raportime për dëme, por njerëzit janë evakuuar nga ndërtesat pasi tërmeti goditi dhe tronditi qytetin e vendoru në brigjet evropiane dhe aziatike të ngushticës së Bosforit.
Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Silivrit. Ishte në një thellësi prej 6.92 km, tha AFAD, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediave atje, një person është lënduar si pasojë e kërcimit nga ballkoni gjatë tërmetit, i cili ndodhi gjatë një festë publike në Turqi./Klankosova.tv