Prokuroria Themelore Gjakovë në bashkëpunim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, Policinë e Kosovës dhe me urdhër të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake janë ndërmarr disa veprime shtesë hetimore lidhur me rastin e ndodhur me dt.20.01.2025, rast i cili është duke u hetuar në Prokurorinë Themelore Gjakovë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre (3) persona, njëri prej tyre zyrtar policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.